Princ Harry dhe William këshillohen shpesh nga bababi i tyre Princi Charles për mënyrën sesi ata vishen. Por nuk është vetëm kaq Princi Charles këshillon edhe bashkëshortet e djemve të tij. Sipas një artikulli në “Daily Mail” thuhet se Princi Charles ka këshilluar disa herë edhe Meghan për stilin, së fundmi në turin e saj mbretëror në Fiji.
Dukesha Meghan ka pasur dëshirë të vendoste një kurorë gjatë darkës në Fiji, por Princi Charles e ka këshilluar të mos e vendoste.Një burim për “Daily Mail” thotë:“Meghan nuk e kuptonte të gjithë këmbënguljen e Charles, sepse ishte e re në familjen mbretërore dhe prandaj princi i tregoi se nuk do ishte e përshtatshme të vendoste një kurorë”.