Princ Harry zbulon padashje gjininë e bebit?

Showbiz

megh harry fmi

Pas dasmës çifti mbretëror Meghan-Harry janë sërish në qendër të vëmendjes së medias, kësaj radhe për bebin që po vjen. Kensington Palace bëri të ditur lajmin e shtatzënisë së dukeshës më 15 tetor dhe prej atëherë të gjithë po hamendësojnë për emrin dhe gjininë e fëmijës. Aktualisht Meghan dhe Harry janë në turin mbretëror, megjithëse dukeshës ndoshta do t`i duhet të shkëputet për shkak të gjendjes së saj, por Harry duket shumë i lumtur teksa takon njerëz të rinj dhe flet me fansat.

mh childs

Dhe ndoshta njëra prej tyre sapo e bëri prncin të zbulonte gjininë.Gjatë një eventi në Australi, mëngjesin e djeshëm, një fanse bërtiti duke iu drejtuar Harry-t: “Shpresoj të jetë vajzë”. Ai nuk arriti ta dëgjonte dhe ia ktheu: “Çfarë?” Fansja e përsëriti pyetjen dhe mori një përgjigje që askush nuk e priste. “Edhe unë”, -iu përgjigj Harry. Kjo është hera e dytë që princi tha diçka në lidhje me fëmijën, pasi tha që Harriet do të ishte një emër i bukur. Ndoshta Harry mund të na ketë dhënë indikacione për gjininë enkas.