Princ Harry është një ndër meshkujt më simpatikë pas të cilit ishin “marrosur” shumë femra anë e mbanë botës. Por, tashmë Princi është i martuar, kështu që vajza, ju prezantojmë me fiksimin tuaj të ri. Është kushuriri i tij, Louis Spencer dhe mund të themi se është mjaft simpatik. Ai është djali i vëllait të princeshës Diana.
Louis spikati edhe gjatë dasmës me prezencën e tij dhe fotot e tij u bënë menjëherë pjesë e mediave. Është vetëm 24 vjeç dhe është single. Ashtu si pjesa tjetër e familjes mbretërore, për fat të keq as ai nuk ka rrjete sociale. Louis shkoi në dasmë me nënë dhe dy motrat e tij të cilat janë po aq të bukura sa ai.