Sa më shumë kalojnë ditët aq më shumë shtohen dyshimet për lindjen e fëmijës së Princit Harry dhe Meghan Markle. Në media janë publikuar disa lajme, të cilat thonë se fëmija ka lindur, por siç duket kjo nuk është e vërtetë. Ditët e fundit Princ Harry është parë në disa evente publike, gjë që tregon se fëmija nuk ka ardhur akoma në jetë. Ditën e enjte Harry u shfaq përkrah Kate Middleton në një event dhe të dy i dhanë fund spekulimeve për probleme në marrëdhëniet mes tyre, Princit William dhe Meghan Markle.
Madje edhe mëngjesin e sotëm Princ Harry vizitoi maratonën e Londrës, për t’u njohur me vullnetarët, vrapuesit dhe fituesit.Kjo do të thotë se Meghan nuk do të lindë këto ditë dhe me siguri fëmija do të vijë në jetë në fillim të majit. Megjithatë lajmi për lindjen do të merret me vonesë, sepse Harry dhe Meghan kanë treguar se ata të dy do të tregohen diskret në ditët e para.