Që kur Meghan Markle u bë pjesë e pallatit mbretëror, të gjithë shpresuan se ajo dhe Kate Middleton do të krijonin një shoqëri të ngushtë. Dëshira më e madhe për këtë gjë, sipas burimeve pranë ‘Cosmopolitan’, ka qenë e Princit Harry.
Pavarësisht dëshirës së Harry-t vajzat nuk arritën të jenë shoqe të ngushta, për shkak të gjithë ndryshimeve që dukesha e Sussex solli në pallatin ‘Kensington’. Kjo e përforcuar dhe më shumë nga ideja se mes dukeshave ka ekzistuar gjithmonë një “luftë” e fshehtë.Ashtu si Harry të gjithë prisnin për një miqësi të mundshme të Markle dhe Middleton, po kjo nuk ndodhi asnjëherë.