Pavarësisht se bashkëshortja e tij është në muajt e parë të pritjes së ëmbël, Princi Harry nuk mund të heqë dot dorë nga detyrat. Prej disa ditësh ai ndodhet për një vizitë në Australi dhe vazhdon punën e tij normalisht. Teksa ishte duke mbajtur një fjalim për mediat australiane ai përfitoi nga rasti për të folur për herë të parë lidhur me shtatzëninë dhe emocionet që po kalon këto ditë.
“Nuk mund të mendonim për një vend më të mirë për të njoftuar se presim një fëmijë, qoftë djalë apo vajzë, kështu që faleminderit. Jemi të dy shumë të emocionuar që jemi këtu dhe t’ju shërbejmë birra dhe çaj në pritjen e pasdites, sipas stilit australian”, u shpreh ai. Në këtë vizitë Princi shoqërohet nga Meghan, e cila është treguar disi më e tërhequr në daljet e saj këto ditë.