Princ Harry dhe Meghan Markle, kanë një kërkesë të veçantë për të ftuarit në dasmë!

Showbiz

dasma dhurata
Dasma mbretërore është në qendër të vëmendjes së medias, ndërkohë që data po afron. Meghan dhe Harry njihen për bamirësitë e shumta që ata bëjnë dhe këtë gjë duan ta bëjnë edhe në dasmën e tyre. Ata kanë kërkuar nga të ftuarit që të mos sjellin dhurata, por kanë për ata një kërkesë tjetër, të japin donacione për organizatat bamirëse.

dasma1213231

Në ftesat e dasmës së tyre janë shkruar emrat e shtatë organizatave bamirëse, ku të ftuarit mund të bëjnë donacione, duke shpresuar që këto organizata mund të përfitojnë diçka. Kjo nismë e çiftit mbretëror është për t`u vlerësuar dhe për t`u marrë shembull , pasi jo çdokush do ta bënte.