Turi 16-ditor i Princit Harry dhe Meghan Markle në Australi, pas së hënës, kur u mësua se çifti është në pritje të një fëmije, është bërë edhe më i bukur. Të dy kanë realizuar programet e tyre, por pa harruar të përshëndeten me fansat kudo ku gjenden.Në ditën e parë të vizitës së tyre në Sydney, me mijëra fansa kanë ndaluar për t’u përshëndetur me çiftin, i cili tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Në veçanti, një simpatizant nga grupi i njerëzve, i cili mbante në dorë një buqetë gjigante për Meghan, tërhoqi të gjithë sytë kureshtarë.Një nga asistentët që e vuri në dukje buqetën gjigante me lule, ia bëri të ditur edhe Princit.
Ky i fundit, duke buqëqeshur, iu afrua simpatizantit të bashkëshortes dhe i tha: “Ti e di që nuk mund t’i japësh lule aq të mëdha bashkëshortes sime apo jo? ” Pas kësaj, Harry i dha dorën dhuruesit të luleve duke e falënderuar.Lulet që ai kishte përgatitur për Meghan kushtonin jo pak, por plot 340 dollarë. Pas takimit, Matt shkroi një status: “Unë po e ndiqja çiftin dhe po përpiqesha t’u jepja një buqetë si dhuratë nga “Fitzy & Wippa”. Ishte mënyra jonë për t’i uruar për bebin që do të vijë së shpejti në jetë. Por askush prej nesh nuk mendoi se do të kishte aq sukses. Më thanë se Protokolli Mbretëror sugjeron se lulet më të vogla janë më të pranueshme, sepse ato mund t’i dorëzohen drejtpërdrejt Princeshës. Megjithatë, ne menduan se edhe madhësia ka rëndësinë e vet, kështu që ia dolëm.”