Prej disa kohësh Kiara Tito dhe Butrint Imeri janë dyshja më e komentuar në showbiz-in shqiptar. Ata komentohen për një histori dashurie, e cila nuk është konfirmuar asnjëherë nga dy protagonistët. Ajo që shtoi më shumë dyshimet për një lidhjë të mundshme mes tyre ishte një foto të cilën Butrinti publikoi në ‘Instagram’ dhe bashkangjitur saj shkruante: “Hajt, hajt”.
Pas tij edhe Kiara e postoi të njëjtën foto, duke mos dhënë detaje se për çfarë bëhej fjalë. Të gjithë menduan se mund të ishte si një lloj pohimi se janë bashkë, por mesa duket e vërteta është tërësisht ndryshe. Kiara e ftuar në një emision televiziv ka treguar se ky imazh është shkëputur gjatë xhirimit të klipit të Imerit, që pritet të publikohet së shpejti.
“Fotot janë realizuar gjatë xhirimeve të videoklipit të ri të Butrintit që pritet të dalë së shpejti. Vetëm kaq mund të them, është një surprizë e bukur… Që unë jam pjesë e videoklipit të tij nuk do të thotë që mund të kemi më shumë se miqësi”, ka shtuar Kiara.