Pretendimet e gazetares për dashurinë e vjetër të Serenay Sarikaya: “Nuk e di askush”

Showbiz

Ditët e fundit janë ngritur pretendime se mes aktorëve Serenay Sarıkaya dhe Ahmet Kural ka pasur një lidhje dasahurie. Një gazetare e lajmeve roz në mediat vendase ka këmbëngulur duke deklaruar se lidhja e tyre ka ekzistuar edhe pse nuk është bërë kurrë publike. Deklarata e gazetares krijoi tek shumë persona idenë e publikimit të një lajmi të rremë, bërë  pët të tërhequr  vëmendje dhe se diçka e tillë nuk ishte e vërtetë. Deri në këto çaste asnjë nga dy aktorët nuk ka bërë asnjë deklaratë për këtë çështje.

Nga ana tjetër, karriera e aktores vazhdon të shkëlqejë dhe të korrë suksese të njëpasnjëshme. Platforma ‘Netflix Turkey’ njoftoi se projekti i fundit në të cilin Sarikaya ndan rolin kryesor me kolegun Boran Kuzum, kanë marrë miratimin për vazhdimin e sezonit të dytë. Por gjithashtu lidhur me jetën  private. së fundmi është folur se Sarikaya është në një lidhje dashurie me këngëtarin Mert Demir, për këtë arsye deklarata e papritur e gazetares ka krijuar zhurmë dhe konfuzion gjatë ditëve të fundit. Ndaj Tuğba Ekinci sqaroi më pas se Sarıkaya dhe Ahmet Kural e kanë jetuar romancën e tyre vite më parë kur aktorja ishte 17 vjeç.