Prestigjiozja britanike: “Kosova po nxjerr popstar-et më të mira”

Showbiz

325658

Emri i Kosovës në botë nuk po ngrihet vetëm nga ngjarjet politike dhe diplomatike që ndodhin në vend, por edhe nga këngëtaret të cilat kanë bërë mjaft bujë, sidomos vitet e fundit. Fillimisht ishte Rita Ora, pastaj Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Era Istrefi.

Për këtë fakt ka realizuar një video prestigjiozja britanike “The Times”, e cila në faqen e saj zyrtare në Facebook ka treguar se si Kosova po nxjerr popstar-et më të mira.

Ja çfarë transmeton videoja:

“Shteti i Kosovës në Europën Juglindore mund të jetë i vogël, por ama është kthyer në djepin e lindjes e zhvillimit të popstar-eve. Është 3 herë më e vogël se Londra dhe ka një popullsi prej 1,8 milionësh, pra më pak se çereku i numrit të popullsisë së Nju Jork-ut. Por përveç kësaj, ajo ka arritur të rrisë disa nga këngëtaret femra më të vlerësuara në klasifikime. Më e famshmja është Rita Ora, e cila u lind në kryeqytet, Prishtinë. Ajo dhe familja e saj u larguan kur Rita ishte vetëm 1 vjeçe për shkaqe politike dhe më pas prindërit e saj i dhanë asaj mbiemrin Ora, i cili në gjuhën shqipe do të thotë “kohë”.

21-vjeçarja Dua Lipa është vajza e një ylli rroku kosovar dhe kaloi 4 vite të adoleshencës në Kosovë. Kënga e saj, “Be The One” ishte në vendin e parë në 15 vende dhe ka marrë 250 milionë luajtje në Spotify. Era Istrefi ka marrë goxha famë me këngën e saj “Bonbon”. Videoja mori 180 milionë shikime në Youtube vitin e kaluar dhe në moshën 22-vjeçare ajo nënshkroi kontratën me “Sony Music”.

 

Burimi: Blitz.al