Premiera e filmit “Top Gun” ngjarja madhështore e kinematografisë

Showbiz

Nostalgjikët e filmit të paharrueshëm “Top Gun” me protagonist, yllin e kinemasë Tom Cruise, tani mund ti rifreskojnë edhe një herë tjetër emocionet që provuan kur për herë të parë ndoqën këtë film të viteve ‘80.  Premiera e “Top Gun: Maverick” para pak ditëve, ishte një ngjarje madhështore ashtu si ardhja e Tom Cruise me helikopter në Teatrin North Island Lowry (North Ijllend Lauri), në Stacionin Ajror Detar të San Diegos.

Filmi vjen më shumë se tre dekada pas prodhimit origjinalit të 1986 “Top Gun”. Ikona e kinsamasë botërore, Cruise vihej re i emocionuar teksa bëhej gati për t’i treguar audiencës për filmin e ri. Ai interpreton edhe një herë pilotin “Maverick” në filmin i cili në kinema do të shfaqet në datën 27 maj. Në një nga intervistat e shumta dhënë para premierës, legjenda e kinemasë ka ndarë emocionin, pritshmëritë e madje edhe disa sekrete deri sa “Top Gun: Marverick’ mbrrin te nostalgjikët e këtij filmi veçanërisht por edhe kinemasë së viteve ’80. Ai tregoi se gjatë realizimit për ta rikthyer në jetë ‘Top Gun’ ishte ndier ‘i pandryshuar’, si një person që kthehet pas shumë kohësh pranë familjes dhe shkel në shtëpinë e tij.

Cruise rrëfeu se kishte kërkuar me ngulm që Val Kilmer i cili i dha jetë Iceman të kthehej gjithashtu për realizimin e ri. Aktori zbuloi madje se nuk kishte ndërmend ta hidhte këtë hap nëse Kilmer nuk do ti bashkohej në këtë aventurë të guximshme, sot të admirueshme, nga fansat e disa brezave…Aktori rrëfeu se që prej moshës 4 vjeçare ndihej aktor dhe krijonte fragmente të shkurtra e të ngjashme me filmat, ndaj gjithë jetën, çdo ditë, e madje edhe ditët e pushimit nuk ndahej kurrë nga profesioni i tij. Ndërsa të gjithë e kemi të memorizuar kolonën zanore të filmit origjinal, “Take my breath away” të Berlin, cila këngë do shoqëroj  këtë prodhim të ri? Vokali që sjell kolonën zanore, është gjithashtu i pangatrrueshëm dhe potent.

Kënga ’Hold My Hand’ kënduar nga Lady Gaga, u publikua gjithashtu në ditën e premierës se “Top Gun: Marverick’… Kjo këngë është një letër dashurie për botën, gjatë dhe pas një kohe shumë të vështirë,” tha aktori duke iu referuar periudhës së pandemisë.

Cruize ka vlerësuar bashkëpunimin me Lady Gagën për kolonën e re zanoreme fjalët ‘Tërësia e të gjitha pjesëve të një vepre muzikore gjeniale, partitura e duhur, vokali i pangatrrueshëm dhe rrahjet e forta të zemrës, ishin të gjitha aty dhe ishte e pamundur mos të të rrëmbenin me vete një ‘fluturim në lartësi’, të mendjes dhe shpirtit’. Aie gjykoi si më të  përshtatshmin vokalin e këngëtares për versionin  e ri të ‘Top Gun’, sepse kënga të kujton një film edhe kur ti nuk je  duke e parë atë dhe kjo këngë do të jetë e tillë!