Premiera e “Fifty Shades Darker”, shihet nga adoleshentë nën shoqërinë e prindërve

Showbiz

 

0686d574f257cfdcc9670491d38e97f8 L

“Fifty Shades Darker”, premiera e shumëpritur është shfaqur për herë të parë mbrëmë.
Filmi është vazhdimësi e “ Fifty Shades of Grey”, historisë që u kthye në një fenomen për shikuesit, për shkak të skenave intriguese që zhvillohen mes epshit, njenjës dhe luksit.
Aktorët e famshëm, Dakota Johnson dhe Jamie Dorman, rikthehen në ekranin e madh me filmin e dytë të triologjisë së famshme, me “50 hijet më të errëta”. Edhe në këtë premiera ajo çfarë vihet re është interes i madh i publikut për ta parë premierën, por sidomos publiku femëror.
Premiera e parë u përfol shumë për skena të rënda erotike, por mesa duket në premierën e re është rritur edhe më shumë doza. Të pranishëm në sallat e filmit ishin aktorë të ndryshëm të shoqërisë, por ajo çfarë bëri përshtypje ishin, “minorene” të cilat e shihnin filmin nën shoqërinë e mamit.
“50 hijet e Greit”, e shkruar nga EL James, u pasua dhe nga 2 libra të tjerë të famshëm në të gjithë botën. 50 hijet e Greit ka shitur rreth 125 milion kopje duke u përkthyer në 52 gjuhë të botës. Nuk vonoi realizimi i filmit të parë me këtë titull i cili arriti të arkivojë miliona dollarë. Premiera e dytë ka pasur një audiencë më të madhe mbrëmjen e djeshme, megjithatë nuk e dimë akoma se kush nga premierat do arrijë sukses më të madh.