Këngëtarja e njohur Selena Gomez më shumë se kurrë ditët e fundit i është përkushtuar ‘Instagramit’ dhe fansave. Ajo ka organizuar ‘live video’ dhe iu është përgjigjur pyetjeve të fansave, por jo vetëm. Disa orë më parë ajo ka zbuluar se do bëjë pushim nga rrjetet sociale.
“Po shikoja veten në pasqyrë, si një idiote! Përditësim: Po marr një pushim nga mediat sociale. Përsëri. Sa më shumë që u jam mirënjohëse për zërin që mediat sociale i japin secilit prej nesh, unë jam po aq mirënjohëse që jam në gjendje të tërhiqem dhe të jetoj jetën time dhe momentet që më dhurohen. Mirësi dhe inkurajim vetëm për pak! Vetëm mos harroni, komentet negative mund të dëmtojnë ndjenjat e dikujt”,-shkruan Selena krahas fotos.Mesa duket nevoja për pushim është tepër e fortë dhe fansave do ju mungojë.