Jonida Maliqi është ndër artistet më të dashura të skenës shqiptare. Pavarësisht se ka shumë vite në skenë deri tani ne e paskemi ditur gabim moshën dhe mbiemrin e artistes, ose të paktën interneti na paska gënjyer.
Sipas wikipedia mosha e saj është 36 vjeç, por pak më parë Jonida Maliqi ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të pasaportës ku zbulon se mosha e saj është 35 vjeç dhe ka lindur në vitin 1983. Ndërsa mbiemri i saj nuk është Maliqi por Maliqaj.Jonida do të na përfaqësojë në Festivalin Europian me këngën e saj ‘Ktheju tokës’.