Aktorja e njohur Pelin Karahan, sapo ka mbyllur një nga projektet më të veçantë për të. Ajo ishte drejtuesja e një programi gatimi, për më shumë se një vit e gjysmë. Pelin drejtoi 2 sezone të emisionit ku u gatuam më shumë se 1000 receta.
Në një foto të postuar në instagram, ajo shkruan: “Sot ishte dita e fundit. Një skuadër e mrekulleshme e cila më dhuroi një eksperiencë emocionuese. Kam takuar qindra gra, zemra e të cilave pasqyrohen në recetat që gatuanin. Mësova më shumë mbi recetat e mrekullueshme të vendit tim por më shumë se gjithçka fitova shumë miq të mirë”.