Prapaskenat e “Vuj vuj vuj” paskan qenë një vuajtje e vërtetë për Dafinën

Showbiz

Kur ishte me pushime në Maldive, Dafina Zeqiri i dhuroi fansave këngën më të re “Vuj vuj vuj”.

Ajo po shijonte rrezet e bukura dhe vendosi të publikojë në Youtube një projekt muzikor që e kishte xhiruar më parë.

Por prapaskenat nuk ishin aq të mira dhe këtë e ka zbuluar vetë artistja me anë të një postimi në Instagram.

“12 orë pasi lashë spitalin dhe sërish vazhdoj performancën. 10 orë duke xhiruar pas asnjë problem. Fuqia e gruas”, shkruan Dafina në një postim në Instastory.

“Vuj vuj vuj” ka arritur më shumë se gjashtë milionë klikime në Youtube, gjë që mund të ketë bërë Dafinën të harrojë vuajtjet e xhirimeve.