Prapaskenat e koncertit të Sonit, na i tregon Rezarta Shkurta!

Showbiz

Soni Malaj së bashku me Majk, mbajtën një koncert në amfiteatrin e Tiranës.Ky koncert është shumë i rëndësishëm për këngëtaren shqiptare dhe karrierën e saj, kështu që dhe emocionet e performimit përpara një publiku të gjerë, nuk mund të mungonin.Këtë e ka zbuluar një nga mikeshat e saj, Rezarta Shkurta, e cila duket se ka qenë pranë Sonit në çdo moment, madje dhe në prapaskenë. Ajo ka publikuar disa video në ‘Instastory’, ku Soni shfaqet me një bidon uji në dorë, teksa bën prekjen e fundit të grimit.

 

“Soni nuk është se po pi ujë, po këto janë ato truket që ka shpikur Soni ose këngëtarët e tjerë, për të ngrohur zërin”, dëgjohet të thotë Rezarta. “Më thërriti për suport, po është bërë shumë pishman”, vazhdon ajo, duke shtuar disa nota humori, ndërsa Soni i thotë që të largohet dhe ta lërë të qetë. Pavarësisht se Rezarta e ka ‘çmendur’ gjatë provave në prapaskenë, duket se ajo ka qenë një mbështetje e madhe për këngëtaren në ditën e saj më të rëndësishme.