Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare dhe imazhi i Tring , Lorik Cana, i dha fund beqarisë 4 vite më parë pas martesës së bujshme me modelen italiane, Monika. Edhe pse ka folur shpesh për ceremoninë e martesës, sa herë është i ftuar në intervista, gjithmonë duket se ka një histori të re për të rrëfyer.Loriku iu kthye edhe një herë kujtimeve të dasmës së bujshme me dy ceremoni. Cana tha se ai dhe Monika kanë zhvilluar një ceremoni private me 50 persona në Itali dhe një ceremoni me 650 persona në Prishtinë, prej të cilëve 150 ishin të paftuar dhe se nuk i njihte.
“Monika është një person që më ka ndryshuar perispektivën e jetës. Ajo ndihet shumë mirë në Shqipëri dhe kupton shumë mirë shqip. Tirana, ndonjëherë nuk të mundëson të mësosh shqip, sepse ajo kur është në vështirësi flet italisht dhe të gjithë e kuptojnë. Ne kemi 7 vite bashkë dhe kemi 4 vite martesë bashkë me Monikën. Në dasmën që kemi bërë në Kosovë kishim ftuar 500 veta dhe erdhën 650, më shumë se 150 nuk i njihja fare. Në Kosovë, njerëz të Monikës kanë qenë vetëm prindërit. Por tradita te ne është që prindërit ftojnë njerëz. Dasmën në Romë e kemi pasur shumë intime, kanë qenë 50 vetë. Unë kam pasur dëshirë të kem fëmijë edhe më herët, por ndoshta nuk do ta kisha shijuar kaq shumë. Tani kam pasur mundësi që jetën time ta mbush me djalin, kam kaluar shumë kohë me të. Tani kur më duhet të iki për punë, më merr malli shumë për të. Nuk kemi dëshirë ta lëmë me një. Por akoma nuk i kemi hyrë punës. Vitin tjetër ai bën 4 vjeç dhe do fillojmë të mendojmë diçka” – rrëfeu Cana.