Pozuan Britney, Rihanna e Madonna – tani është radha e Erës (Foto)

Showbiz

EraIstrefi1 780x439

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, përmes një postimi në Instagram ka konfirmuar se është duke e bërë një fotosesion për revistën amerikane, ‘V Magazine’.

Ajo është duke qëndruar tani në Amerikë, ndërsa së fundmi kishte performuar në marshin e LGBT-së në New York.

“Fotosesion për V Magazine”, ka shkruar ajo në Instagram, ndërsa postimin e ka shoqëruar me fotografinë e mëposhtme.

gegege

Në ballinën e kësaj reviste prestigjioze kanë qenë yje të mëdha botërore, duke filluar nga Lady Gaga, Britney Spears, Rihanna, Madonna, Adriana Lima e shumë të tjera.