Këngëtari i njohur turk dhe bashkëshorti i aktores së famshme Beren Saat, Kenan Doğulu ka festuar ditëlindjen e 50-të në një festë- surprizë të organizuar nga bashkëshortja e tij. Në festën madhështore ku morën pjesë miqtë artistë të çiftit të famshëm, në kohën e prerjes së tortës së ditëlindjes në formën e kitarës, Doğulu i ka dedikuar aktores para të gjithëve, një falënderim të përzemërt duke i shprehur asaj mirënjohjen dhe dashurinë: “Faleminderit që më shtove bukurinë në jetën time me praninë tënde”. Gjithashtu ylli i filmave dhe serialeve i është përgjigjur duke i thënë se pikërisht ai ishte një dhuratë e dërguar në jetën e saj.
Megjithatë jo gjithçka ka kaluar në qetësi dhe pa incidente: Kur banorët përreth janë shqetësuar nga muzika e fortë që ka vazhduar edhe pas mesnate duke ju afruar orëve të agimit është lajmëruar policia e cila ka ndërhyrë në festën e zhurmshme, e cila nuk ka përfunduar me gjithë paralajmërimet nga ana e policisë.