“Po ta dija si do shkonin gjërat…” ; Eva Murati bëhet nostalgjike për kohën e mëparshme

Showbiz

Eva Murati ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale kohët e fundit duke hyrë shpeshherë në ‘live’ së bashku me ndjekësit e saj në ‘Instagram’. Moderatorja i ka kërkuar të gjithëve të ndjekin rregullat e karantinimit në mënyrë që të kujdesen për veten dhe njerëzit e tyre më të dashur.

Eva ka publikuar po ashtu video apo foto të ndryshme në shtëpinë e saj, duke treguar se si po e kalon kohën. Së fundmi Murati ka ndarë disa foto në natyrë, krah së cilave ka shkruar: “Dhe ta mendosh që i kam shijuar këto momente jashtë në natyrë, por po ta dija si do shkonin gjërat do t’i shijoja edhe më shumë”.

Me siguri edhe Eva ka nisur të bëhet nostalgjike për kohën e lirë që ka shijuar më parë dhe nuk ka hezituar t’i ndajë këto ndjesi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.