Po Noizy ç’lidhje ka me tekstet shkollore?

Showbiz

noizy shkolle
Tashmë të gjithë e dimë se ai është një nga reperët më të famshëm në vendin tonë i cili ka arritur të ketë një sukses të jashtëzakonshëm. Këngët e tij janë kthyer në hite dhe këndohen kudo nga të rinjtë. Por ajo çfarë na ka bërë më shumë përshtypje është një foto e postuar nga Noizy në Instagramin e tij. Reperi tashmë është bërë pjesë e librave shkollorë.

noizy 1 576x1024

Tekstshkruesit duke parë famën e tij dhe pëlqimin që kanë të rinjt për Noizyn kanë vendosur që ai të jetë pjesë e librave shkollorë.Ata suksesin e tij e kanë ndërtuar në disa fjali të cilat nxënësit duhet ti plotësojnë. “Noizy është __ më i njohur për të rinjtë shqiptar. Ai lindi në qytetin e ___. Disa nga këngët e tij janë:____” – shkruhet në libër. Ndoshta kjo është diçka e pavërtetë por sido që të jetë nuk është normale, pasi këngët e reperit përfshijnë fraza të cilat vendi i fundit ku mund të shkruhen janë tekstet shkollore.