Po ju, do guxonit të bënit ‘pazar’ të veshur si Anxhelina?

Showbiz

anxh binjak
Prej kohësh Anxhelina Hadërgjonaj jeton në Amerikë për të vazhduar studimet dhe karrierën e saj. Ajo e ka treguar shumë herë se grimieri i njohur, Ariel, është dhe miku i saj më i ngushtë. Zakonisht është e pamundur të shohim Anxhelinën diku, pa qenë dhe ai i pranishëm. Së fundmi, këngëtarja dhe miku i saj kanë vendosur të bëjnë disa blerje në supermarket, veshur vetëm me një robdishan dhe pa asnjë pikë tualeti në fytyrë.

Screenshot 20190411 101614 Instagram

“Njerëzit shohin të shohin me robdishan dhe mendojnë se je në SPA, ose në shtëpi, por jo. Ne do shkojmë në supermarket”, është shprehur Anxhelina në videon e publikuar nga Ariel në ‘Instagram-in’ e tij. Veshja e tyre tërhoqi shumë vëmendjen e të pranishmëve në suprrmarket, megjithatë duket se asnjërit prej tyre nuk i intereson kjo gjë.

Screenshot 20190411 101644 Instagram