Po ju a do të mbanit një dietë kaq ekstreme sa Naomi Campbell

Showbiz

Në një intervistë të fundit, Naomi Campbell zbuloi disa nga dietat e saj më ekstreme që ka ndjekur ndër vite për të patur një trup sa më perfekt dhe të shëndetshëm. 49-vjeçarja rrëfeu se nuk e ka aspak problem që të qëndrojë disa ditë pa ngrënë madje e ka mësuar trupin e saj që të funksionojë në këtë mënyrë. “Ndonjëherë nuk ha, thjesht konsumoj lëngje sidomos kur është shumë vapë. Mund të jetë një ditë, mund të jenë dy apo më shumë” ,-tha ajo.