Po ju a do ta njihnit? Ja si dukej Akın Akınözü para disa vitesh…

Showbiz

Aktori simpatik, që ka fituar mijëra adhurues nga e gjithë bota sidomos pas interpretimit të tij në rolin e Miran në serialin “Rejan” të cilin e keni ndjekur nëpërmjet platformës Tring, Akın Akınözü ka treguar ndryshimet në paraqitjen e jashtme që ka pësuar me kalimin e viteve. Akınözü, ka treguar se ka humbur rreth 50 kg vitet e fundit gjë që ka sjellë ndryshime shumë të dukshme në lookun e aktorit.

Fotot e vjetra të aktorit 31 vjeçar kanë bërë ditët e fundit xhiron e internetit dhe kanë surprizuar pafund të gjithë fansat e tij. Shumë janë shprehur se nuk e kanë njohur aktorin në fotot e tij të vjetra.

Kujtojmë se në një intervistë që aktori ka dhënë kohë më parë është shprehur se vetëm pasi është dobësuar nga 120 kg në 70 kg, e ka kuptuar fuqinë e ndryshimit në jetën e tij.