Më 12 nentor do të mbahet mbrëmja e MTV Ema 2017 dhe prezantuese e këtij edicioni është shqiptarja Rita Ora. Këngetarja ka premtuar se do të ketë shumë surpriza dhe ka treguar se mezi e pret këtë eksperiencë të re. Megjithatë, ka edhe artistë të tjerë shqiptarë që do të jenë prezent këtë mbrëmje. Dua Lipa është e nominuar për 3 çmime “Best look”, Best neë” dhe “Best uk & Ireland act”. Ermal Meta është një tjetër artist i nominuar për çmim, në këtë rast në kategorinë “Best Italian act”. Ai do të jetë në garë me Francesko Gabbani, The giornalisti, Fabri Fibra dhe Tiziano Ferro. Nuk përfundon me kaq pjesëmarrja e emrave shqiptarë në Ema 2017. Artisti i katërt është Shkelzen Kastrati i njohur me emrin artistic Xen. Ai është nominuar për çmimin “Best swiss act”.