Plasin vjedhjet, viktimë këtë herë një tjetër këngëtare shqiptare…

Showbiz

singersssafafdsf

Ndoshta jemi mësuar që gjithmonë të dëgjojmë për këngëtarë shqiptarë që janë frymëzuar nga këngë të huaja apo edhe i kanë kopjuar ato. Por kësaj here ka ndodhur ndryshe. Një nga këngët më të njohura të Dhurata Dorës “Jake Jake” është kopjuar ose huazuar nga një artiste me origjinë bullgare e cila quhet Djena.

Muzika është e njëjtë dhe duket se këngëtarja bullgare i ka ndryshuar vetëm tekstin.Kënga është e publikuar me 21 Nëntor pra vetëm përpara pak javësh ndërsa Dhurata Dora e ka sjellë për publikun “Jake Jake” 5 muaj më parë. Tashmë historia duket se po merr një tjetër rrjedh dhe janë këngëtaret e huaja që po kopjojnë dhe frymëzohen nga artistët tanë.