Pirro Çako rrëfen për herë të parë premtimin që i dha të atit!

Showbiz

pirro
Gaqo Çako ndërroi jetë vitin që shkoi dhe dhimbja është ende e fortë për familjarët dhe adhuruesit e muzikës së tij. Djali i tij, Pirro Çako rrëfeu plot emocion jë detaj shumë prekës nga një bisedë e shkëmbyer me të kur ishte ende gjallë.

maxresdefaultgaqocako132132454679

“Një ditë në një debat kur babai ishte ende, i thashë: Nuk dua, nuk kthehem më në muzikë. Kurse ai u mërzit dhe m`u përgjigj: Verdi bëri muzikë deri 82 vjeç. Pse ti të mos shkruash? Shkruaj rrallë, por riktheu herë pas here. Kur ma tha e anashkalova, por tani që s`është më, e kujtoj çdo ditë këtë fjali. Kam bërë një betim të vogël me veten time. Nëse do të jem gjallë deri 82 vjeç do ia plotësoj babait atë dëshirë. Do shkruaj muzikë derisa të jem gjallë, me kujdes dhe zgjuarsi”,-u shpreh Pirro.