Pique luante në fushë, fansat valëvisin banerin ofendues për Shakirën!

Showbiz

 

shkiotandh
Gjatë ndeshjes së fundit midis Barcelonës dhe Espanyol, këta të dytët kanë bërë një veprim tepër ofendues kundrejt Pique. Ndërkohë që zhvillohej loja, ata kanë zbuluar një banderolë në të cilën shkruhej: “Shakira është e të gjithëve!” Duke qënë se kohët e fundit është diskutuar për një ndarje të mundshme midis këngëtares dhe futbollistit, fansat e skuadrës kundërshtare e kanë shfrytëzuar këtë detaj për të demoralizuar lojtarin.
Kjo situatë u konsiderua si një veprim tepër i ulët prej tyre. Vetë shefi ekzekutiv i skuadrës, ka kërkuar falje publike. Ai gjithashtu ka thënë se asnjë antar i klubit nuk ishte në dieni të kësaj banderole. “Ne jemi kundër asaj që ndodhi. Tifozët zakonisht konsultohen me ne për këngët dhe banderolat. Në këtë rast askush nuk na tha asgjë. Ndihemi të tradhëtuar nga ky veprim. Banderola nuk ishte futur në stadium, por ishte shkruar aty, gjatë kohës që zhvillohej dueli. Ata tifozë janë penalizuar dhe nuk do e ndjekin më skuadrën tonë në asnjë ndeshje.”

Shakira Gerard Pique FC Barcelona Espanyol insultos MDSIMA20160114 0056 36