Ylli i popit, Pink po zhvillon momentalisht turneun e saj të koncerteve “Beautiful Trauma”. Koncerti i rradhës ishte në Brisbane të Australisë, gjatë të cilit Pink bëri një gjest shumë të ndjerë. Këngëtares i kishte tërhequr vëmendjen një letër nga një fanse e cila ishte e pranishme në koncert. Ajo e ndaloi koncertin, mori letrën në skenë, u afrua pranë mikrofonit dhe filloi ta lexonte atë para të gjithëve.
Në të shkruhej: “Quhem Leah, jam 14 vjeç dhe muajin e kaluar ime më ndërroi jetë”. Pink tepër e prekur dhe me lot në sy, zbriti nga skena, shkoi pranë vajzës, e përqafoi dhe e ngushëlloi. Më pas i bëri një autograf në krah si dhe bënë disa foto së bashku.