Pink kërkon të ketë një tjetër fëmijë, bashkëshorti i prezanton ‘pjestarin’ e ri të familjes!

Showbiz

pink
Bashkëshorti i këngëtares së njohur, Pink, Carey Hurt nuk është i interesuar për të pasur një tjetër fëmijë. Në vend të fëmijës, Carey i dhuroi bashkëshortes së tij një motorr të tipit ‘Indian Scout’. “Zemra ime nuk do të më japë një tjetër fëmijë, kështu që më ndërtoi një”, shkruan këngëtarja në foton që ka publikuar në ‘Instagram’, ku shfaqet e veshur me një kostum të zi dhe mbështetur tek motorri.

Pink dhe bashkëshorti i saj duket se ndajnë të njëjtat shije, pasi Carey është një garues motorrash profesionist. Çifti u martuan në vitin 2006 dhe filluan të krijonin familjen e tyre pas 5 vitesh, duke u bërë kështu prindër të 2 fëmijëve. Kujtojmë se së fundmi, Pink ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratave të saj në lidhje me familjen, duke u shprehur se nuk do t’i publikojë më atë në rrjete sociale, për t’i mbrojtur.