Pink është një nga këngëtaret më të njohura, e cila përveç se një karrierë të suksesshme, mundohet të ketë dhe një familje të shëndetshme. Ditën e sotme, ajo publikoi një foto në ‘Instagram’ ku dukej duke darkuar me bashkëshortin dhe fëmijët e saj. “Të paktën 2 herë në javë në koncerte, i mbyllim dyert duke u përjashtuar nga bota e jashtme dhe hamë një darkë familjare. Siç mund ta shihni, e bën Jameson të ndihet shumë, shumë të lumtur”, ka shkruar Pink.
Ndër shumë komente, këngëtares i ra në sy dikush që i shkruante: “Vetëm se është publikuar në ‘Instagram’”, e ndërsa ajo iu kthye duke e ofenduar dhe duke i thënë se i pëlqen të promovojë gjëra të shëndetshme, në mënyrë që të ndalojë disa persona të jenë injorantë. Komentet vazhduan, pasi ndjekësi u shpreh se vazhdon të jetë një fans i muzikës së saj, por kjo gjë nuk e ndryshon aspak mendimin e Pink. Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Pink i kundërvihet dikujt për të mbrojtur familjen.