Nuk shkojnë në shkollë, shëtisin me thikë në xhep, pinë verë dhe ngasin makinën në kopshtin e familjes. Nuk bëhet fjalë për jetën e shthurur të një grupi çfarëdo adoleshentësh në një zonë periferike të botës, por për atë të të 6 fëmijëve më të përfolur të orëve të fundit: fëmijët e Angelina Jolie dhe Brad Pitt.
Ndërsa bota e medies po tenton të verifikojë thashethemet e TMZ –së, se aktori i Oklahomas është i hetuar nga policia e Los Angeles se ka keqtrajtuar fëmijët që ka me Jolie-n dhe ata që kanë adoptuar së bashku, disa nga 6 babysitter- at (një për çdo fëmijë) të punësuara nga yjet e hollivudit kanë vendosur të flasin, duke treguar se si kanë shkuar me të vërtetë gjërat në shtëpinë e Pitt-Jolie. Nga ajo që është thënë gjer më tani, me siguri dy aktorët nuk janë një çift prindërish tradicional…
Edhe pse Angelina, në fakt i ka çuar Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Knox dhe Vivienne në kampet e refugjatëve dhe në zonat e luftës për të formuar karakterin e fëmijëve dhe për t’i nxjerrë në një farë mënyre nga kafazi i artë i Los Angeles, pasi që për ta konsiderohet i tillë, jeta shtëpiake që mund të jetë shumë më pak formuese, të paktën sipas asaj që përcjellin babysitter-at e familjes për Daily Mail.
Para së gjithash, aspak shkollë. Ose më mirë, nuk e frekuentojnë rregullisht – ashtu si instituti shkollor kërkon-, por shkojnë aq rrallë sa për të shmangur ankesat e shërbimeve sociale. Pastaj, në shtëpi fëmijët grinden me njëri-tjetrin deri në grushte, veçanërisht dy fëmijët më të mëdhenj, 15 dhe 12 vjeç. Një nga babysitter-it, midis të tjerave, ka rrëfyer se qysh në moshën 9 vjeçare Maddox pinte verë dhe ngiste një makinë në brendësi të rezidencës së familjes.
‘ ‘Brad dhe Angelina nuk kanë asnjë kontroll mbi fëmijët’’ ka deklaruar me bindje një nga dadot. ‘‘Në mes të natës, të gjashtë vrapojnë si të marrë nëpër shtëpi, duke kërkuar të zgjojnë prindërit dhe më pas shpejtojnë për në dhomën e tyre’’ ka specifikuar pastaj ajo. Përpos kësaj Pitt gjithmonë është shprehur se edukimi i fëmijëve në shtëpi nuk ka qenë kurrë i rreptë: ‘‘ Kaosi i mëngjesit zgjat gjatë gjithë ditës, madje edhe më shumë’’ ka deklaruar vetë aktori. Rroftë sinqeriteti.
Midis të dyve, ai më i rrepti do të jetë përkthyesi i ‘‘Troy’’, ndërsa tashmë ish gruaja e tij nuk do të kishte tentuar kurrë tu impononte fëmijëve asnjë lloj disipline. Jolie, në veçanti, ka qenë gjithmonë krenare për prirjen e djalit të madh Maddox, për të mbajtur armë: ‘Për festën e Nënës, ai vizatoi një mitraloz’’ ka rrëfyer Angelina 9 vjet më parë. ‘‘Brad e transformoi atë në një varëse: ishte një gjest shumë i ëmbël’’.
Në moshën 7- vjeçare, Maddox-it iu dhurua thika e parë e xhepit: ‘‘Mamaja ime më kishte blerë një kur unë isha pak a shumë 11 apo 12 vjeç’’ kujton përkthyesja Lara Croft për W Magazine. ‘‘Për këtë arsye edhe unë i dhurova një Maddox-it’’.
Me pak fjalë, 6 fëmijët e Angelina dhe Brad-it nuk kanë bërë kurrë një jetë të zakonshme. Por thashethemet për një keqtrajtim të mundshëm të të atit, mbeten akoma për tu verifikuar. / BORDO