Pinar Deniz: “Punoj në profesionin e ëndrrave”

Showbiz

Ditët e fundit një deklaratë mbreslënëse ka ardhur nga aktorja Pinar Deniz. Duke treguar se ajo është duke bërë punën që gjithmonë ka dashur që kur ishte fëmijë, ajo citoi: “Në të kaluarën, ndjenjat e mia ishin të mbuluara nga pasiguria dhe vetbesimi i dobët, doja shumë por kisha shumë frikë të guxoja dhe të bëhesha kjo që jam sot. M’u desh shumë punë, shumë përvojë dhe punë me veten për të arritur deri këtu”.

Aktorja e roleve të suksesshme, njihet për natyrën e buzëqeshur dhe deklaratat spontane, megjithatë duket se pas kësaj fshihet një person analitik por shpesh edhe emocional.