Pinar Deniz së fundmi ka mohuar lajmin se do të largohet nga drama televizive në të cilën është angazhuar së fundmi, krah aktorit Kaan Urgançıollu. Së fundmi u pretendua se aktorja do të braktiste projektin si pasojë e një oferte tjetër përshtatur për një platformë dixhitale ndërkombëtare. Vetë aktorja përmes shpjegimit të saj, i ka dhënë fund zërave duke i quajtur të pavërtetë e të pabazuar e duke mohuar plotësisht këto pretendime. Pınar Deniz, një nga aktoret më të njohura të periudhës së fundit, së bashku me kolegun e saj Urgançiollu, pak ditë më parë shprehën planet e tyre profesionale për vitin e ardhshëm dhe treguan se nëse hynë bashkë si partnerë në vitin e ardhshëm, rrugëtimi i tyre do te jetë i gjatë dhe siguruan se asnjëri prej të dyve nuk mendon të tërhiqet. Kaan, të cilin e kujtojmë me personazhin e Emir në serialin “Dashuri e pafund”, e quajri fat bashkëpunimine tyre dhe u shpreh se uron të mos jetë i fundit, pasi suksesi ishte befsues për të dy aktorët dhe për gjithë produksionin.