Pınar Deniz flet e zhgënjyer për jetën e saj private

Showbiz

Pas ndarjes së papritur nga aktori Yiğit Kirazcı, Pınar Deniz theu heshtjen dhe bëri një deklaratë mbreslënëse për jetën e saj private.

Aktorja ka treguar se të gjitha marrëdhëniet e saj i ndërton mbi pastërtinë. “Dashuria është e bukur kur fillon, por edhe duhet të përfundojë mirë kur mbaron. Unë nuk mbaj mëri, edhe nëse jam e trishtuar që dashuria jonë mori fund. Me kalimin e kohës, do kalojë edhe dhimbja”.

Megjithatë, ajo çka tërhoqi vëmendjen më shumë gjatë intervistës, ishte fraza “E dua qenin tim më shumë se njerëzit“, përmes së cilës u duk se aktorja dukej e zhgënjyer!

Ajo e shpjegoi këtë duke thënë se njerëzit kanë nevojë ta ndriçojnë jetën me persona me ide të lira dhe mendësi të pakufizuara. ‘Jam e zënë me ndriçimin e jetës sime’- ishin fjalët e saj. Të jenë vallë kjo deklaratë e aktores, shpjegimi i arsyes për ndarjen e tyre?