Çifti më i ri i aktorëve, Pinar Deniz dhe Kaan Yildirim duket se po shijojnë ditët më të mira të romancës së tyre por edhe suksesit që shoqëron karrierën e tyre artistike! Dyshja e aktorëve të famshëm ka folur për romancën e lumtur dhe projektet e reja për të cilat tashmë kanë filluar punën.
Yildirim u shpreh se ndihej shumë i lumtur pranë së dashurës dhe koleges së tij. “Edhe pse koha për të qëndruar së bashku nuk mjafton kurrë për shkak të angazhimeve me projektet tona të ardhshme, së paku të dielën përpiqemi t’ja dedikojmë plotësisht njëri-tjetrit dhe të flasim për gjithçka” u shpreh aktori, duke shtuar se pa u mërzitur ndiqte dhe analizonte çdo punë të re të Deniz, e cila sipas tij ishte një nga aktoret më të mira sot për sot.
Nga ana tjetër edhe Deniz e dashuruar dhe e qeshur dhe është shprehur se ndihej e lumtur që një person i veçantë si Yildirim, dhe një aktor si ai, ishte shok, mik dhe kritik i denjë për punën e saj, gjithmonë i gjendur pranë, në ditët plot ulje- ngritje që nuk i ngjasonin aspak njëra-tjetrës.