Pas spekulimeve të herëpashershme për ndarje këtë verë dyshja e aktorëve të famshëm Pinar Deniz dhe Kaan Yıldırım të cilët janë në një lidhje dashuri prej më shumë se dy vitesh, kanë ankoruar ditët e fundit jahtin e tyre në Bodrum dhe po shijojnë së bashku pushimet e tyre larg zhurmave dhe thashethemeve të kohëve të fundit.
Fotografitë e tyre të cilat së fundmi qarkullojnë në mediat sociale, hedhin poshtë çdo pretendim për ndarje. Dyshja e aktorëve janë fotografuar në jaht teksa duket të lumtur dhe të qetë krah njëri=tjetrit dhe me sa duket me të vërtetë ata janë duke u përgatitur për të shkuar drejt altarit këtë verë.
Disa pëqafime dhe puthje mbushën plot dashuri momentet romantike të kapura nga aparatet fotografik të papracëve. Po ashtu Pınar është fotografuar duke shijuar rrezet e diellit shtrirë në jahtin luksoz teksa Kaan ka kaluar çaste argëtuese me qenin e tyre.
Çifti dukeshin në humor mjaft të mirë dhe të dashuruar si në ditët e para duke shpërfillur vëmendjen e paparacëve apo thashethemet për ta. Përgjigja e tyre për shtypin roz dhe fansat erdhi pikërisht përmes këtyre fotove.