Pinar Deniz e cila ndan sheshxhirimin në rol bashkëprotagonist me kolegun e saj Kaan Urgançiollu, në projektin ku merr pjesë aktualisht, gjatë intervistave të bëra së fundmi ka rënë në sy për vlerësimin e madh që shprah ndaj kolegut të saj. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe ky i fundit duke përdorur fjalë vlerësuese ndaj saj në nivel professional por edhe duke përmendur harmoninë e krijuar mes tyre, të lindur gjatë këtij bashkëpunumi.
Ndoshta pakkush e kishte menduar se aktorja do ta kishte hedhur plotësisht pas krahëve romancën me aktorin Jiit Kirazxhi e cila zgjati për disa muaj e më pas përfundoi duke lënë pas trishtim, së paku duked u nisur nga deklaratat e atëhershme të aktores. Në daljen e fundit publike, aktorja ka bërë një deklaratë e cila ka krijuar pik pyetje të shumta dhe vend për hamendësime, kur deklaroi se diçka po ndodh mes saj dhe aktorit, një kimi, një tërheqje, një përshtatje, një harmoni që ishte e mahnitshme, por ‘vetëm kaq’ ishin fjalët me të cilën përfundoi ajo fjalën e saj në lidhje me raportin e tyre.
Megjithatë, pas kësaj deklarate të fundit të aktores, dhe disa intervistave radhazi me fjalë vlerësuese për njëri-tjetrin nga të dyja palët dhe përshkrime për bashkëpunim harmonik, përshtatje e kimi, kanë marrë jetë edhe thashethemet se mes tyre nuk mund të ketë vetëm kimi profesionale, por një ndjenjë që i kapërcen limitet e miqësisë.