Është mbajtur më 19 Maj ceremonia e dasmës së Princ Harry dhe Meghan Markle. Një ditë pas saj, familja mbretërore publikoi fotografitë zyrtare të çiftit. Fotografia ku shfaqen të gjithë nuk ka asnjë për tu çuditur por nuk mund të themi të njëjtën gjë për fotografinë e të sapomartuarve. Princ Harry, nëse e shihni me kujdes, është i ulur në shkallë ndërsa nusja, duket se qëndron në ajër…Ajo nuk është e ulur në asnjë shkallë e megjithatë qëndrimi i saj duket i mbështetur diku… Kjo foto është akuzuar për përdorim të keq të photoshopit nga i cili qenka i varur edhe familja mbretërore. Të gjithë kërkojnë perfekten apo jo?