PETA i kërkon Rihannas të mos mbajë veshje lëkure dhe gëzofi/ I sugjerojnë t’i dhurojë ato për Turqinë dhe Sirinë

Showbiz

Organizata për të drejtat e kafshëve, PETA, i ka kërkuar Rihannas të ndryshojë zgjedhjet e saj për garderobën dhe të mos përdorë më veshje prej lëkure apo gëzofi. Letra e nënpresidentes së PETA-s, Lisa Lange, është dërguar pasi këngëtarja e njohur së fundmi është parë e veshur me një pallto.

Si nënë, ti e di se si është të ndihesh e mbrojtur dhe dëshiron të sigurohesh që asgjë të mos ndodhë me familjen tënde. Kupto që këtë dëshirë, edhe këtë instinkt, e ndajnë kunadhet, dhelprat dhe lepujt që janë shkëputur nga familjet e tyre dhe vrarë për shkak të gëzofit”, thuhej në letrën e siguruar nga TMZ. Letra gjithashtu theksonte se tani është e paligjshme të shesësh gëzof në Kaliforni dhe madje se stilistë si Chanel, Gucci, Dolce & Gabbana, Versace dhe Valentino e kanë ndaluar ta përdorin atë.

PETA ka sugjeruar që peliçet në pronësi të Rihannas t’u dhurohen të mbijetuarve të tërmeteve shkatërruese në Turqi dhe Siri.  Shënimi përfundonte me, “Ne po dërgojmë gjithashtu një pallto të bukur me gësof artificial nga Unreal Fur për t’ju ndihmuar të qëndroni ngrohtë e gjithashtu në mode, ndërsa bëni ndryshimin pa egërsi.” Kompania australiane prodhon jo vetëm gëzof artificial, por xhaketa dhe pallto lëkure prej kashmiri.