Nuk ndodh çdo ditë që të takosh njerëz të famshëm dhe nuk ndodh pothuajse kurrë që këta të dashurohen me ne. Por ja që qenka e mundur.
Disa prej yjeve që janë martuar pikërisht me admiruesit e tyre, ku në mesin e tyre është edhe Victoria Beckham dhe David Beckham.
David e Victoria Beckham ishin të dy të famshëm kur janë njohur. Por ylli i futbollit ka treguar se kishte shumë dëshirë ta takonte personalisht këngëtaren në atë kohë, Victoria. Ai ishte një fans i “Spice Girls” në vitet ’90, kështu që Victoria e kishte bërë për vete ende pa i shtrënguar dorën atij për herë të parë. Të dy janë të martuar prej 18 vitesh dhe kanë katër fëmijë.