Përveç faktit që nuk flasin, dy këngëtaret shqiptare tashmë janë rivale për të njejtin çmim!

Showbiz

duaritaaa
Dua Lipa dhe Rita Ora janë dy këngëtaret shqiptare të cilat po korrin sukses të jashtëzakonshëm. Me hitet e tyre, ato janë bërë pjesë e klasifikimeve botërore si dhe kanë rrëmbyer mjaft çmime. Por, siç dihet tashmë, dy vajzat nuk kanë një marrëdhënie aq të mirë me njëra-tjetrën.

dua

Madje, shpesh herë, kanë ironizuar në mënyrë indirekte njëra-tjerën në rrjete sociale. E tashmë, “ECHO Awards” i ka vënë ato përballë. Në 12 prill do të zhvillohet ceremonia e ndarjeve të çmimeve në Berlin, ku dy artistet janë nominuar për çmimin “Artistja më e mirë ndërkombëtare.” Në të njejtën kategori është nominuar edhe Camila cabelo, Taylor Swift dhe Pink. Kush mendoni se mund të fitojë çmimin?