Përsëritet historia: E braktisit për Jolie, tashmë rikthehet sërisht tek Jennifer!

Showbiz

an br je
Brad Pitt dhe Jennifer Aniston kanë qenë të martuar për plot 5 vite, derisa ai njohu Angelina Jolie në setin e filmit “Mr&Mrs. Smith.” Pas xhirimeve të këtij filmi, ai u divorcua nga Aniston, pasi ra në dashuri me Jolie. Më vonë erdhi martesa dhe 6 fëmijë për çiftin më të pëlqyer në Hollywood. Megjithatë, përralla mbaroi kur në vitin 2016 Angelina kërkoi divorcin.

br an
Pas shumë lajmesh e shumë dramash familjare, tashmë që kanë kaluar thuajse 2 vite, secili vazhdon normalisht jetën e vet. U përfol se Angelina kishte filluar të shkonte në seanca me psiokologë, pasi nuk i përballonte dot thashethemet që Brad mund të ishte ribashkuar me Aniston. Por tashmë këto nuk janë veç thashetheme. Burime pranë tyre tregojnë se dy aktorët kanë vendosur t’i japin edhe një shans historisë së tyre dhe po frekuentohen gjithmonë edhe më tepër.

br jn