Asli Enver dhe Murat Boz: janë apo nuk janë bashkë? Është koha që kjo temë të qartësohet për të gjithë njëherë e mirë. Gazetat u bënë javë të tëra që shkruajnë çdo ditë për këtë temë. Fillimisht, u ndanë por Murat nuk e pranonte, ndërkohë që Asli nuk jepte asnjë deklaratë. Më pas, ajo foli dhe tha që janë ndarë. Tashmë ka folur përsëri për të thënë të kundërtën. Kaq e pavendosur qenka kjo vajzë?
Aktorja bukuroshe Asli Enver ka vendosur të thotë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Cila është? Po, ajo dhe Murat u kthyen përsëri së bashku!
Në një intervistë për Elle Magazine ajo ka thënë se sa më shumë e njeh Muratin aq më shumë dashurohet me të.
“Është një person që ka karakteristika të mira për të gjithë ata që e rrethojnë, e kanë mik apo familjar. Më pëlqen shumë të flas me të dhe dua të kalojmë gjithë jetën së bashku.” – ka thënë aktorja.