Përse u rebelua Burcu Özberk?

Showbiz

Burcu Özberk ka reaguar ashpër ndaj postimeve me pamje të rënda që pasqyronin pasojat dhe viktimat e tërmetit e që njikohësisht ishin video të shoqëruara me muzikë!

Aktorja e njohur lidhur me fotot nga zona e katastrofës të shpërndara në rrjetet sociale,  shprehej e irrituar dhe e shqetësuar nga fakti që në disa foto dhe video ishte vendosur muzikë në sfond. Ajo ndau një postim në të cilin qortonte ata që kishin shpërndarë pastime të tilla.

Në postimin e saj të bërë në Instagram, ajo shprehej: “Mos e normalizoni fatkeqësinë duke vendosur muzikë të trishtuar nën foto dhe video. Mos kolazhoni foto të marra nga shtëpitë e shkatërruara dhe mos shpërndani marrëzi! Të mbijetuarit e tërmetit janë ende të uritur, të etur, të sëmurë dhe të frikësuar. Ndërsa ju postoni foto dhe video te montuara, ata nuk kanë ku të qëndrojnë”.