Përse u ndanë Musatafa Mert Koç dhe Melisa Pamuk?/ Aktorja nuk pranon t’i përgjigjet pyetjes

Showbiz

Prej disa ditësh flitet se dy nga emrat më të njohur të serialeve Melisa Pamuk dhe Mustafa Mert Koç i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë, e cila ka zgjatur përreth një vit e gjysmë.

Ylli i serialeve të shumta,  ditët e fundit u vu re duke u munduar t’i shmangej pyetjeve të gazetarëve dhe fokusit të kamerave.

Bukuroshja 31-vjeçare nuk ka pranuar t’ju përgjigjet pyetjeve lidhur me aludimet për ndarjen e saj nga aktori i famshëm dhe pasi nuk ka mundur të shmanget, ka dalë nga dera e përparme e rrethuar nga rrethi i miqve të saj. Ajo është larguar me shpejtësi drejt taksisë, duke lënë pas një mori pik pyetjesh dhe paqartësish lidhur me arsyen që çoi në fundin e romancës së saj me Mustafa Mert Koç.