Përse salla e sfilatës së Armani-t ishte bosh?

Showbiz

Ndryshe nga herët e tjera, ku sallat e shfaqjes së Giorgio Armani-t gëlojnë nga të pranishmit, adhurues së modës, këtë herë shfaqja e koleksionit për gra Vjeshtë-Dimër 2020-2021 u mbajt në një sallë bosh. Për shkak të gjendjes së shkaktuar nga përhapja e koronavirusit në Itali, Armani mori këtë vendim.

Fillimisht u mendua se sfilata do të anullohej, por burime bën të ditur që të mund ta shihnin online.

“Shfaqja do të ndodhë, por në një vend bosh,” tha një përfaqësues i Armani-t.