Ylli portugez, prej futbollistëve më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo, njihet për përkushtimin dhe disiplinën e tij të mprehtë ndaj futbollit. Duke qenë se futbollisti publikon shpesh fotografi nga palestra, fansat kanë vërejtur diçka të çuditshme në postimet e tij.
Në postimet e shumta, ndjekësit kanë komentuar dhe kanë kërkuar të dinë arsyen përse futbollisti i lyen thonjtë e këmbës me manikyr të zi.
Duket se arsyeja lidhet sërish me profesionin e tij por edhe përkushtimin e detajuar të futbollistit. Besohet se ngjyra i shton një shtresë mbrojtëse që ndalon bakteret të hyjnë në lëkurë. Është sugjeruar gjithashtu se ngjyra e bën më të vështirë për thonjtë që të çahen ose ndahen gjatë stërvitjes.